Vllaznia-Flamurtari është sfida e sotme delikate në Superligë

schedule13:50 - 5 Mars, 2018

schedule 13:50 - 5 Mars, 2018

Superliga do të ketë një ndeshje vërtet delikate pasditen e sotme, në orën 17:00. Vllaznia pret Flamurtarin në “Loro Boriçi”, dhe trembet nga aleancat e mundshme që mund ta zbresin nga kategoria.

Këto momente sot janë vetëm një ëndërr.

Ndodhi plot 17 vjet më parë që Vllaznia fitoi për herë të fundit titullin kampion, ndërsa sot skuadra më e vjetër e futbollit shqiptar është në pozita krejt të tjera.

Tifozët nuk do të duan as që të përsëriten këto çaste tepër emocionuese, por të një përballjeje jo për titull, veçse për të mos rënë nga kategoria, siç ndodhi vjet në ndeshjen e fundit të Superligës ndaj Tiranës.

Vllaznia, e drejtuar sot nga trajneri Ernest Gjoka, lufton sërish për mbijetesën, ndërsa I duhet të shqetësohet jo vetëm për kushtet e motit, që e kanë detyruar të stërvitet në fushë të vogël, por edhe për dyshimet se mund të jetë viktimë e paracaktuar.

Dyshimet dhe fjalët janë të shumta për aleancë në Superligë, në favor të Teutës, kandidates tjetër për të rënë në Kategorinë e Parë.

Atmosfera në ekip është rënduar edhe për shkaqe që mund të quhen të brendshme, pas sulmit të tentuar me thikë ndaj trajnerit, besohet nga të afërm të futbollistëve që duan të luajnë pa e merituar.

Në Shkodër thonë se edhe kjo është pasojë e mungesës së privatizimit, dhe drejtimit të keq nga ana e Bashkisë, që favorizon njerëz politikë dhe nepotizmin.

Sot, në orën 17:00, Vllaznia pret në “Loro Boriçi”, Flamurtarin, në një duel vendimtar dhe tepër të vështirë.Flamurtari po ashtu është në një moment aspak të përshtatshëm. Humbja me Luftëtarin i ka tronditur shpresat për një kualifikim në Ligën e Europës. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!