Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vllaznia e Tirana me mungesa, si do të rreshtohen në fushë sot

schedule10:57 - 12 Mars, 2022

schedule 10:57 - 12 Mars, 2022

Vllaznia e Tirana përballen mes tyre prej orës 16:45, ndërkohë që trajnerët Brdarid e Shehi kanë pasur probleme në prag të kësaj ndeshjeje.

Të dyja skuadrat nuk janë të plota. Në kampin shkodran janë të dëmtuar Gurishta, Jonuzi e braziliani Da Silva, kurse në krahun tjetër Tirana nuk ka të pezulluarit Totre e Tosevski.

Brdaric në këto kushte kalon në 3-4-3, me Bulatovic që luan si qendër e majtë në prapavijë. Nga krahët luajnë Kruja e Hakaj, ndërsa në mesfushë vetëm Krymi e Mustedanagic. Në sulm këtë herë shtohet edhe Çoba, veç kroatit Aralica e Latifit.

Te Tirana ka efekt domino, pasi Toli është zhvendosur në të djathtë të mbrojtjes dhe Hoti e Najdovksi do të luajnë në mesfushë, së bashku me Limajn. Sulmi mbetet i pandryshuar, kurse në qendër të prapavijës rikthehet titullar Behiratche. Edhe Ismajlgeci pritet ta nisë nga fillimi sot.

VLLAZNIA (3-4-3): Zogovic – Adili, Diagne, Bulatovic – Kruja, Krymi, Mustedanagic, Hakaj – Çoba, Aralica,  Latifi. Trajner: Brdaric

TIRANA (4-3-3): Bekaj – Toli, Behiratche, Hoxhallari, Ismajlgeci – Hoti, Najdovski, Limaj – Seferi, Devid, Xhixha. Trajner: Shehi

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!