Vllaznia e pandalshme, Balaj dyfishon shifrat në “klasiken” ndaj “Bardhebluve”

schedule17:50 - 2 Mars, 2024

schedule 17:50 - 2 Mars, 2024

Nuk ka fund spektakli i “Kuqebluve” të Vllaznisë, pasditen e kësaj të shtune, me “gjigantët” e futbollit shqiptar, që kanë arritur të dyfishojnë shifrat në “klasiken” ndaj Tiranës, vetëm pak sekonda para përfundimit të fraksionit të parë të lojës.

Pasi merr një vertikalizim perfekt, “bomberi” shkodran, Bekim Balaj fiton duelin me Hoxhallarin dhe me një goditje precize drejt portës mposht portierin Leon Kozi, duke filluar edhe njëherë festën në kampin e tij. Rezultati shkon në 2 me 0. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!