Vllaznia ka fituar me shifrat e frikshme 8-0 ndaj Elbasanit dhe ka siguruar kualifikimin në turin e radhës së Kupës së Shqipërisë. Skuadra e Brdaric konfirmoi edhe një herë se po kalon një formë shumë të mirë dhe ruan perfeksionin me katër fitore që nga nisja e sezonit të ri.
Pjesa e parë ishte e vrullshme për shkodranët. Ata shënuan katër herë në 45 minuta me dopietën e Imerit dhe golat e Dilaver dhe Dunga. Edhe në të dytën rrjeta e Elbasanit u tund, me Mandiangu, që plotësoi manitan shkodrane.
Serinë e golave e vazhdoi Çoba e më pas në listën e gjatë të golashënuesve u vendos dy herë edhe Da Silva, duke vulosur fundosjen totale të Elbasanit në këtë ndeshje dhe eliminim e pritshëm nga Kupa. /abcnews.al
Kupa e Shqipërisë, Turi i Dytë
Vllaznia-Elbasani 8-0
Shënues: Dilaver 4′, Imeri (pen) 15′ 40′, Dunga 29′, Mandiangu 76′, Da silva 83′ 88′