Pas përfundimit të hedhjes së shortit në Nion të Zvicrës, skuadra e Vllaznisë për femra ka mësuar ditën e sotme kundërshtaren e parë të fazës kualifikuese të UEFA Champions League, ku ashtu si një sezon më parë do të tentojnë sërish të arrijnë fazën e grupeve.
Vajzat shkodrane do të ndeshen në “gjysmë-finalen” e kualifikueseve, me kampionen e Kosovës, Hajvalinë e në rast fitoreje “kuqeblutë” do të përballen me ekipin fitues të sfidës, Valur-Ankara Fomget SK, për të mësuar ekipin që do të kualifikohet për në fazën finale të kompeticionit.
Mirëpo, e veçanta nuk është vetëm përballje me ekipin kampion të Kosovës, por dhe vendi ku do të zhvillohen këto sfida, teksa UEFA ka vendosur që përballjet të zhvillohen në Shqipëri, nga data 6 deri në datën 9 shtator. /i.m /abcnews.al