FOTO/ Vllaznia dhe Tirana ndajnë pikët, Kukësi shpëton në fund

schedule15:51 - 13 Nëntor, 2022

schedule 15:51 - 13 Nëntor, 2022

Superliga shqiptare e futbollit zhvilloi këtë të diel tre nga ndeshjet e javës së 12-të. “Klasikja” mes Vllaznisë dhe Tiranës e zhvilluar në “Selman Stërmasi” u mbyll me rrjeta të paprekura.

Në Rrogozhinë, Egnatia ia doli të fitojë 2-0 me Laçin.

Në stadiumin e Kamzës, Kastrioti dhe Kukësi barazuan 1-1.

Me dy ndeshje që zhvillohen nesër, momentalisht Tirana qëndron në krye të Superligës me 22 pikë, Partizani dhe Vllaznia me 19 pikë, teksa Bylis dhe Teuta mbyllin renditjen.

Rezultatet:

Kastrioti 1-1 Kukësi

Egnatia 2-0 Laçi

Vllaznia 0-0 Tirana

E hënë:

13:00 Teuta – Erzeni

16:00 Partizani – Bylis

Renditja:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!