Alban Hasani, drejtues teknik në akademinë Vllaznia, është i ftuar në emisionin “Pressing” në ABC News. Fillimisht u komentua renditja aktuale e Superiores. “Besoj se Teuta dhe Partizani duhet të kishin më shumë pikë, për vetë grupin e lojtarëve. Besoj se do të ngjiten akoma më lart. Do kenë një luftë të ashpër me Laçin dhe Skënderbeun”, tha Hasani.
Sigurisht më pas në fokus ishte ekipi shkodran, që nuk ia doli të fitonte në shtëpi me Bylisin. “Vllaznia kishte ndeshje kryesore me Bylisin dhe dështuam totalisht. Kishim fat që nuk humbëm, por na dominuam. Është fat që Ser Dedja është kthyer. Duhet të kishte ndodhur edhe më parë, ka dalë kampion, ka në ADN Vllazninë dhe e ka shprehur që e drejtoj pa lek.
Më parë nuk e kanë pasur këtë, pasi leku është gjithçka. Duhet të mendojmë për ndeshjen në play-out. Jemi ekipi më i dobët fizikisht, pasi nuk jemi stërvitur. Kur të tjerët u rikthyen, Vllaznia bëri vetëvrasje me bojkotin. Lekët erdhën, pikët nuk vijnë. Në 30 vite, humbja në Laç ka qenë pika e fundit. Tirana-Vllaznia është derbi. Më besim kam për ndeshjet jashtë. Me rikthimin e Dedjes besoj se do të japë diçka më shumë nga vetja”.
“17 blerje te Vllaznia. Kemi 6 sulmues të marrë dhe Lika është golashënuesi. Kemi një moldav me 0 minuta. U pretendua për Europë. Nëse ekipet e tjera janë me presidentë dhe nuk kanë marrë paga, lojtarët nuk flasin. Te Vllaznia i marrin të gjitha lekët, edhe pse jo në kohën e duhur. Ka presion të madh, pasi ka hyrë për Europë. 17 lojtarë luajë jashtë Shkodre, janë Fangaj, Qardaku, Hakaj, Çinari, e Hebaj. Janë lojtarë të lënë të lirë dhe presioni te lojtarët duhet të jetë shumë i madh”./abcnews.al