Futbollisti i Vllaznisë B, Enes Isufi, flet për kërcënimin që iu bë në ndeshjen ndaj Korabit në Peshkopi. Lojtari 19-vjeçar akuzon se i thanë se do t’i fusin plumbin, por dibranët mohojnë gjithçka.
Ky është futboll, por në versionin më të shëmtuar.
Këto skena ndodhën në Peshkopi, në ndeshjen Korabi-Vllaznia, B, ndërsa miqtë akuzuan më pas se u kërcënuan me jetë.
Ishte trajneri i shkodranëve Ervis Kraja që lëshoi alarmin i pari, ndërsa më pas foli lojtari, i cili mendohet se është kërcënuar.
Ky është Enes Isufi, një djalosh 19-vjeçar që luan jo vetëm për Vllazninë B, por është edhe pjesë e kombëtares së moshës.
Pas incidentit në Peshkopi, Isufi, ka një mesazh për bashkësinë e futbollit.
Ekziston rreziku që shkodranët të përpiqen t’u përgjigjen me të njëjtën mënyrë dibranëve, kur ata të vijnë për të luajtur në qytetin e tyre.
Korabi, ndërkaq, i ka hedhur poshtë akuzat dhe administratori Fehmi Mziu ka deklaruar në rrjetet sociale se gjithçka është vetëm sajim i trajnerit të Vllaznisë, Kraja./abcnews.al