“Vlerësojmë reformat që janë bërë”, presidenti sllovak: Do të fuqizojmë ambasadën tonë në Shqipëri

schedule11:57 - 28 Mars, 2025

schedule 11:57 - 28 Mars, 2025

Për herë të  parë presidenti i Sllovakisë, Peter Pellegrini ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Tiranë. Në një konferencë të zhvilluar në presidentin Bajram Begaj, ai vlerësoi arritjet e Shqipërisë dhe reformat e realizuar.

Gjithashtu ritheksoi mbështetjen e palëkundur të Sllovakisë, ndaj Shqipërisë në rrugën drejt BE-së. Ndër të tjera tha se “Do të fuqizojmë ambasadën tonë në Shqipëri”

“Ju falënderoj për diskutimet e hapura dhe të sinqerta. Kemi marrëdhënie të sinqerta për mbrojtjen. Për marrëdhëniet bilaterale, pres që të rrisim bashkëpunimin. Këto vizita do të shtojnë dhe fuqizojnë bashkëpunimin tonë. Janë i kënaqur që po operojmë me bursat e shqiptarëve në Sllovaki dhe besoj që do të ketë një rritje. Ne jemi të kënaqur që Shqipëria për turistët sllovakë po bëhet një destinacion i ri dhe shifrat po rriten vit pas viti. Jemi të kënaqur që sllovakët e kanë zbuluar. Ndërsa për zgjerimin e BE, republika e Sllovakisë avokate e fortë dhe mbështetëse e Shqipërisë në procesin e integrimit. Shqipëria ka bërë progres të konsiderueshëm reformat, duke i përmirësuar gjërat ndër vite. Do të ishte koha e duhur tani që ta realizojmë këtë , pasi vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të jenë anëtar të BE. Sllovakia mbështet të gjithë kapitujt në 2025 dhe do të jetë mbështetëse, është partner për Shqipërinë dhe jemi të përgatitur të japin çdo asistencë për të ndihmuar Shqipërinë”, tha ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!