Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Vlerësimi nga Papa Françesku, shpërblim i punës kolosale”, përlotet Palnikaj: Prej 15 vitesh, pushimet verore i kaloj në arkiva

schedule10:14 - 30 Janar, 2025

schedule 10:14 - 30 Janar, 2025

Studiuesi Mark Palnikaj ka rrëfyer gjithë historinë e jetës së tij në emisionin “Pas Mesnate” në ABC News. Ai ka treguar se me profesion është inxhinier, por pasioni për të zbuluar sa më shumë për vendin e tij, e dërgoi në një tjetër qasje.

I përlotur, Palnikaj ka treguar se prej 15 vitesh nuk bën pushime verore dhe i kalon në arkivat, pasi është i sëmurë.

“Prej 16 vitesh jam i sëmurë nga zemra. Kam shkuar tre herë në Gjermani kam bërë ndërhyrje. Të them të drejtën, kam 16 vjet që nuk shkoj në plazh, nuk bëj pushime dhe i bëj të gjitha ato shpenzime, ato pushime nëpër arkiva. Me thënë të drejtën dhe mos të mashtrojë askënd, ndihem më mirë në ato arkiva, me ata arkivistët të cilët më ndihmojnë shumë se sa të shkojë në ndonjë plazh dhe të lahem në det. Ndihem shumë mirë atje, ndihem komod”.

Më tej, ai u ndal dhe te eksperienca në Arkivin Sekret të Vatikanit, ku në fillim e pritën me shumë skepticizëm dhe tani janë bërë bashkëpunëtorë të ngushtë.

Sa i përket vlerësimit nga Papa Françesku, Palnikaj e konsideron si shpërblim i punës 15-vjeçare për historinë dhe gjuhën.

“Arkivi Sekret i Vatikanit është quajtur deri në vitin 2019 Arkivi Sekret. Në vitin 2019 me dekret të Papës i është ndërruar emri, i është vënë Arkivi Apostolik i Vatikanit dhe me thënë të drejtën ka qenë i mjegulluar. Nuk dihej se çfarë kishte në atë arkiv, e mbulonte misteri dhe për më tepër pak njerëz kishin hyrë atje. Unë këmbëngula për të hyrë atje dhe tani e kam si shtëpinë time. Mund të shkojë kur të dua në 365 ditë të vitit.

Kur kam shkuar për herë të parë, ka qenë një emocion i veçantë, pasi ata arkivistat më shikonin me skepticizëm. Ky inxhinier ça do këtu në arkiv? Pastaj, mbasi kaluan 4 vjet dhe unë u çova botimet, librat që unë kam bërë në gjuhën italiane, dokumentet e mia, atëherë më panë me një sy tjetër dhe tani jemi bërë miq dhe bashkëpunëtorë”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!