“Hyzmeqarët e Serbisë” dhe “Hajdutët e Vakëfit”, “Gjuha, Pronat, Historia, çfarë tjetër?” janë vetëm disa nga shkrimet që sheh në muret e Tetovës ditët e fundit, të shoqëruara me figurat e drejtuesve kryesor të VLEN.
Grafitet me përmbajtje politike janë shfaqur në një nga komunat me shumicë shqiptarë të drejtuara nga Bilall Kasami.
Ai së bashku me Izet Mexhitin, janë bashkëkryetar të partisë në bashkëqeverisje me kryeministrtin e maqedonisë së veriut Hristian Mickoski.
Revolta ndaj kryetarit të Komunës Tetovë është shoqëruar edhe me mbishkrime mbi foton e tij, duke e quajtur atë Josif Broz Kasami, në një paralele mes tij dhe udhëheqësit famkeq të ish Jugosllavisë nga fundi i luftës së dytë botërore deri në vdekjen e tij.
Mesazhet politike në muret e Tetovës vijnë vetëm pak ditë përpara paralajmërimit për organizimin e një proteste nga dega e BDI në këtë komunë, lidhur me çështjen e emrave të rrugëve.
Dalje në shesh janë parashikuar të shtunën e 11 korrikut, në orën 20.00.
Mediat vendase shkruajnë se ato vijnë si reagim ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut për shfuqizimin e vendimit të mëparshëm për emërtimin e një pjese të rrugëve dhe sheshit të Tetovës.
Si pasojë e vendimit, rikthehen disa emërtime të vjetra nga periudha jugosllave, përfshirë emrin “Marshall Tito”…



