Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vlahovic dëshiron të mbetet në Serie A

schedule15:40 - 12 Janar, 2022

schedule 15:40 - 12 Janar, 2022

Sulmuesi serb i Fiorentinës, Dusan Vlahovic është një nga lojtarët më të kërkuar në merkato. Ai ka vendosur të mos rinovojë me klubin vjollcë dhe kontrata e tij skadon në fund të sezonit.

Përkundër dëshirës së madhe të Fiores për të rinovuar, klubi po mendon sadopak edhe të fitojë nga largimi i tij dhe kjo është e mundur vetëm nëse operacioni kryhet gjatë merkatos së janarit, pasi në verë do të largohej me kosto zero.

Skuadra e interesuar për Vlahovic janë të shumta, por së fundmi mësohet se serbi preferon të mos largohet nga Serie A. Në mendjen e tij janë dy skuadra, Juventusi dhe Interi. r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!