“Vladimir Prifti gdhëndi ‘Udhën e shkronjave’”, kritiku i artit: Ky film është një apologji e kombit tonë për gjuhën

schedule11:15 - 7 Nëntor, 2023

schedule 11:15 - 7 Nëntor, 2023

Gjatë fjalës së tij për regjisorin e ndjerë Vladimir Prifti, kritiku i artit dhe kinemasë, Josif Papagjoni, u ndal te një ndër filmat e tij më të suksesshëm, siç është “Udha e Shkronjave”.

Ai u shpreh për emisionin “Pas Mesnate”, se është një ndër filmat më të realizuar të kinematografisë shqiptare, pasi përbëhet vetëm nga tre personazhe.

Sipas Papagjonit, Prifti në këtë film ka ndërtuar një epope, një Shqipëri në prag të dritës dhe Rilindjes. Ai ka theskuar se ky mision i madh dhe i shenjtë, sjellja e shkronjave, sjellja e shkrimit shqip është vetë drita dhe iluminimi i Rilindjes.

“Unë them se janë filmat nga më të realizuarit e kinematografisë shqiptare, duke filluar nga “Udha e Shkronjave”. Një koment të vogël do të doja ta bëja, sepse është film me tre personazhe. Edhe me një grup të tjerë personazhesh që janë dytësor dhe ushqyes të subjektit, ai ndërton një epope gati, ndërton një Shqipëri në prag të dritës, në prag të Rilindjes. Është Shqipëria e Rilindjes, është momenti kur shqiptarët tregojnë diçka përtej atij sundimi, atij terri të madh osman 500-vjeçar. Ky mision i madh dhe i shenjtë, sjellja e shkronjave, sjellja e shkrimit shqip është vetë drita, iluminimi i Rilindjes, në përgjithësi Rilindja këtë mision ka. Mirëpo, është një film tragjik.

Heroi Dhaskal Todri vritet dhe ka një skenë të jashtëzakonshme atje. Po si kur e thotë dhe ai vetë ‘shkronjat shqipe do të ndrisin’, sado që të vritet ideali, pasioni, synimi, gjithë shpirti rilindas triumfon dhe ky subjekt me tre personazhe që Ladi si mënyrë ndërtimi i ka pak a shumë në të gjithë filmat. Në kuptimin që njeriu vendoset përballë tundimit ose sfidës që e keqja i bën dhe në këtë sfidë ai do duhet ta përballoj. Ose do ta përballoj me vetëflijim siç u vetëflijua Dhaskal Todri, ose do ta përballoj me dinjitetin dhe personalitetin dhe krenarinë e tij”, tha Papagjoni./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!