Vjollca Arapaj gruaja e tregtarit të vrarë dy vite më parë në Durrës thotë se Jurgen Kurtaj nuk e vrau djali i saj. Ajo u tha gazetarëve se drejtësia ka marrë fund dhe se kishte frikë për të birin.
Lajmi për shpalljen në kërkim të 33-vjeçarit Dervis Arapi u dha fillimisht nga nëna e tij, Vjollca. Që pas vrasjes se Jugen Kurtit ajo ka kërkuar vëmendjen e gazetarëve për të mohuar kategorish që familja e saj të ketë lidhje me ngjarjen.
Vjollca Arapaj, gruaja e biznesmenit që u vra dy vite më pare ne Durres thotë se djali i saj i dha fjalën të atit.
“I dha fjalën babait të vetë që nuk do të bëjë gjë. Edhe nuk e bëjmë dot se nuk ja dalim dot me milionat që kanë ato. Kush ja del atyre. Kjo duhet të jetë vrasje mafioze shtetërore, vrasje për probleme droge, nuk e di çfarë mund të ketë se nuk e di me çfarë merren ato edhe nuk më intereson”.
Ajo kërkon ndihmë nga policia, nga gazetarët, që familja e saj të mos ndëshkohet kot për një krim që nuk e kanë bërë. Por kur gazetarët e pyesin nëse ka besim te drejtësia, Arapaj tha:
“Ka marrë fund kjo drejtësi. Nuk gjetën vdekjen e burrit tim me prova, e blenë drejtësinë, frika ime më e madhe është mos i bëjnë gjë çunit. Shpresa ime e vetme, është vetëm ai”.
Jurgen Kurti akuzohej nga familja Arapi, si autori i vrasjes se kryefamiljarit të tyre pas një konflikti ku u përfshinë disa persona. Për këtë heshtje ata ndoqën një maratonë gjyqesh, por pa mundur të gjejnë drejtësinë e pretenduar.
Enkeleda Arapaj
Adi Domi