“Vjeshtë” e vogël në qershor/ Porja: Stuhitë të pritshme, pas temperaturave të larta

schedule10:35 - 27 Qershor, 2024

schedule 10:35 - 27 Qershor, 2024

Pas temperaturave të larta të ditëve të fundit, pjesa më e madhe e vendit u përshi mëngjesin e së enjtes nga rrebeshe shiu.

Uji vërshoi në rrugët e kryeqytetit si pasojë e reshjeve intensive, duke vështirësuar lëvizjen e qytetarëve

Sipas sinoptikanëve një stuhi e tillë është e pritshme në stinën e verës, pas një periudhe të nxehti.

“Ajo çka e ka bërë mjaft të favorshme ka qenë lagështia shumë e lartë. Kjo ka sjellë celula duke gjeneruar rrebeshe shiu. Reshje tipike të tilla të verës. Janë rrebeshe që në një kohë të shkurtër kanë intensitet të lartë. Pas një periudhe të nxehtë janë të pritshme rrebeshe të tilla.”, tha Porja.

Reshjet e shiut do të jenë prezente edhe të premten në sasi më të pakta, ndërsa moti përmirësohet në fundjavë.

“Aktualisht do të ketë juglindja, nuk përjashtohet mundësia për breshër në zona të izoluara. Jugu nuk paraqet probleme. Fundjava sjell përmirësim të motit. Rriten temperaturat. Të shtunën ngjitet termometri në 35 gradë. Do të jetë e favorshme vija bregdetare. Të gjithë ata që frekuentojnë bregdetin të kenë kujdes do të jetë i trazuar.”, shtoi më teja ajo.

Ditët e para të korrikut sjellin në vend sërish valën e nxehtë afrikane, me temperatura ekstreme.

“Pas datës 5 presim një tjetër valë afrikane, ku presim temperatura mbi 40.”, tha Porja.

Pavarësisht temperaturave të larta, korriku pritet të karakterizohet edhe nga një mot i paqëndrueshëm me rrebeshe shiu të herë pas hershme pas një vale të nxehti.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!