Ashtu siç pritej, pas largimit nga Tirana, Tefik Osmani do të niste shumë shpejt “aventurën” e tij të re, në një klub tjetër në Superiore dhe mbrëmjen e kësaj të shtune ka ardhur dhe zyrtarimi.
Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, klubi shkodran ka bërë me dije se ka shkarkuar Elvis Plorin si dhe ka arritur marrëveshjen me Tefik Osmanin, i cili ka zënë pikërisht vendin e Plorit.
“Klubi i Futbollit Vllaznia bën të ditur se ka arritur marrëveshjen për pozicionin e Drejtorit Sportiv pranë Klubit tonë me z.Tefik Osmani. Ai vjen mbas një përvoje të konsoliduar në menaxhimin sportiv, të sukseshme dhe plot trofe”,- thuhet në njoftimin e klubit.
Postimi i plotë i klubit të Vllaznisë: