Vjen përgjigja zyrtare, sa para u grabitën në Rinas

schedule12:10 - 1 Maj, 2019

schedule 12:10 - 1 Maj, 2019

Shuma e parave të grabitura në Aeroportin e Rinasit me 9 Prill të këtij viti është 6 milionë euro. Burime nga Prokuroria e Krimeve të Rënda bëjnë të ditur kjo është shifra e dhënë zyrtarisht nga tri banka të nivelit të dytë, shuma e konfirmuar nga tri bankat e nivelit të dytë, në shkresën dërguar organit të akuzës, kanë deklaruar se shuma e parave të grabitura është 6 milionë euro.

Fillimisht u dyshua për 10 milionë euro të grabitura. Burime për ABC Neës nga grupi i hetimit bëjnë të ditur se paratë që nuk u arrit të grabiteshin, nuk kanë bllokuar. Ndërkohë, janë bërë verifikime edhe për dy numra celularësh të cilët dyshohet që janë përdorur nga grabitësit.

Ata rezultojnë të jenë blerë në tregun e zi, ndërsa janë regjistruar në emër të dy personave me aftësi të kufizuara. Për këtë ngjare janë arrestuar 6 perona dhe 3 janë të shpallur në kërkim. Admir Murataj mbeti i vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë ditën e ngjarjes.

Gjykata e Krimeve të Rënda do të zhvillojë ditën e enjte seancën për mbylljen e hetimeve të dosjes për Muratajn, i cili ishte akuzuar si koka e grabitjes së blindave me para të bankave në rrugën drejt Rinas në vitin 2017./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!