Një lajm i mirë vjen nga Italia, e cila prej ditësh po përballet me koronavirusin që ka shkaktuar viktima dhe qindra të infektuar.
Mediat italiane raportojnë se një nënë e infektuar ne koronavirus ka lindur foshnjën e saj, që ka rezultuar negativ me virusin.
Bebja ka ardhur në jetë i shëndetshëm, ndonëse nëna ishte testuar pozotive me koronavirusin. Ngjarja ka ndodhur në Piacenza.
Këshilltari rajonal për Shëndetin e Emilia-Romagna, Sergio Venturi është shprehur se zonja ishte zhvenosur në spitalin ku kishte planifikuar lindjen dhe gjithçka shkoi për mrekulli.
‘Është një lajm i mirë dhe i bukur. Tashmë foshnja është mirë dhe do të ndiqet në të njëjtin spital ku lindi”, ka thënë ai. /abcnews.al