Armando Broja ka nënshkruar kontratë profesioniste me skuadrën e Chelsea. Edhe pse nuk ka ende një zyrtarizim nga klubi i njohur londinez, ka qenë vetë sulmuesi shqiptar, i cili në Instagram, konfirmoi firmën e tij për Blutë e Londrës.
Shumë i lumtur që kam nënshkruar kontratë profesionale me Chelsea. Falënderoj prindërit dhe familjen time që më kanë mbështetur gjithmonë. Nuk do të isha këtu pa ata”, shkroi Broja në Instagramin e tij.
Një hap i madh ky për sulmuesin 18 vjeçar, i cili konsiderohet si një talent premtues në Londër dhe shpeshherë ka tërhequr vëmendjen e Frank Lampard. Broja shënoi dhe në ndeshjen e fundit për Chelsea U-23, në fitoren 1-2 kundër rivalëve të Arsenalit./.abcnews.al