Vjehrri i deputetit u hodh nga spitali, mbesa e mjekët: Depresion! U rëndua sa mësoi se ishte me covid

schedule22:22 - 2 Shtator, 2020

schedule 22:22 - 2 Shtator, 2020

Detaje të reja kanë ardhur për ngjarjen tragjike të mbrëmjes së sotme në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ku nje 65-vjeçar ndërroi jetë pasi u vethodh nga kati i katërt ku ishte shtruar.

Bëhet me dije se janë marrë në pyetje disa familjarë dhe mjekë, që kanë ndjekur rastin e 65-vjecarit nga Klosi, Hasan Miri.

ABC News ka mësuar se disa nga mjekët, kanë deklaruar pranë grupit hetimor se Miri, ka shfaqur ditën e sotme, sjellje jo të qëndrueshme dhe të rënduar psikologjike.

65-vjeçari nga Klosi, është vjehrri i deputetit Gjetan Gjetani.

LEXO edhe: Pacienti me Covid-19 që u hodh nga kati i katërt i “Shefqet Ndroqit”, vjehrri i deputetit

Mësohet se pas konfirmimit me Covid-19, mjekët i kanë rekomanduar 65-vjeçarit të qëndrojë i izoluar në shtëpi, por ditën e djeshme gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar.

Për shkak të kësaj gjendje, Miri u transportua në “Covid 2” për trajtim më të specializuar mjekësor.

Por si mundi 65-vjeçari ti shpëtojë vëmendjes së bluzave të bardha dhe të kryej aktin ekstrem?

Nga deklarimet e para të mjekëve të turnit, dhe atyre që kanë ndjekur rastin e 65-vjeçarit, mësohet se në momentin kur ai ka kryer aktin ekstrem, ka qenë i vetëm në dhomën ku ishte shtruar, dhomë e cila kishte vetëm dritare.

Jashtë kamerave, mbesa e viktimës tha se 65-vjeçari, edhe më herët ka vuajtur nga depresioni dhe është kuruar.

Lajmi se ishte prekur nga koronavirusi, ka rënduar më tepër gjendjen psikologjike të tij.

Ndërkohë vetë deputeti Gjetani u shpreh për ABC News, se vjehrri i tij kishte shfaqur ditën e sotme gjendje të rënduar psikologjike, ndërsa u shpreh se do të flasë në një tjetër moment për ngjarjen.

Ngjarja e rëndë e mbrëmjes së sotme, pason atë të 13 gushtit, ku një i ri në gjendje të rënduar psikologjike, u hodh nga ky spital dhe fatkeqësisht ndërroi jetë.

N. D./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!