Vjehrri i deputetit u hodh nga Sanatoriumi, Gjetani rrëfen detajet për ABC News

schedule08:40 - 8 Shtator, 2020

schedule 08:40 - 8 Shtator, 2020

Në spitalin COVID 2 ka pasur dy raste të rënda, pasi dy pacientë i dhanë fund jetës duke u vetëhedhur nga spitali në të cilin po merrnin trajtim pasi ishin me koronavirus.

Deputeti Gjetan Gjetani, në ABC-ja e mëngjesit foli për humbjen nga jeta të vjehrrit të tij Hasan Mira, 65-vjeçar, i cili ishte një nga personat që idha fund jetës në spitalin e Sanatoriumit.

Lexo edhe: Covid-19, vetvrasjet tronditëse në spital, psikologja sqaron çfarë ndodh me pacientët

Gjetani tregoi se gëzonte një shëndet shumë të mirë dhe se me ka kuptuar me shumë vonesë se ishte i prekur me COVID-19.

Po ashtu ai ngriti dy shqetësime, ndërsa theksoi se në spital nuk duhet të mungojë psikiatri dhe se personat e prekur me koronavirus, nuk duhet të shtrohen në katin e katërt.

“Ishte një rrufe në qiell të hapur. Gëzonte një shëndet shumë të mirë. Nga sa më kanë thënë mjekët, kishte mbi dy javë i infektuar. Ka pasur një fizik shumë të mirë dhe nuk e ka kuptuar sëmundje. Sipas mjekëve është konstatuar shumë vonë. Për shërbimin e mjekëve nuk kam asnjë ankesë, por të themi realitetin dhe të jemi të sinqertë nga ana e qeverisë ka shumë mangësi. Në Sanatorium nuk ka një psikiatër, njerëzit me probleme të tilla nuk mund të shtrohen në katin e katërt. Duhet të merren masa që persona me probleme të tilla të shtrohen në katin  e parë. Ishte në një gjendje të mirë shëndetësore, COVID-19 nuk e ka kuptuar fare, kishte mbi dy javë. Doktorët e Burrelit nuk e kanë zbuluar këtë sëmundje. Por kur ka bërë një vizitë në Sanatorium është konstatuar me koronavirus”, u shpreh ai.

Mjekët kanë thënë që COVID-19 i ka shkaktuar dëmtime në tru?

Gjetani: Sipas mjekëve COVID-19 godet organizmin njeriut në pikën më të dobët. Ka persona që i ka goditur në mushkëri. Në rastin konkret i ka goditur sistemin nervor. Kur unë e kam takuar ka qenë shumë mirë, nuk arrita ta besoj. Në spital kam hyrë, e kam parë me sytë e mi, kam parë edhe angazhimin e përkushtuar të mjekëve. Janë vërtet heronj, pasi përballen edhe me problemet e qytetarëve.

Kishte shfaqur shenja agresiviteti më parë?

Gjetani: Jo, vetëm të mërkurën në mëngjes i ka shfaqur këto probleme.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!