Analisti Ergys Mërtiri thotë se vjedhje votash ka pasur mes kandidatëve të Partisë Demokratike.
Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Mërtiri u shpreh se opozita i humbi zgjedhjet, për shkak të paaftësisë së saj.
Mërtiri shtoi se deputetët e Berishës, janë njerëz pa kredenciale politike.
“Ky është realitet, pavarësisht se sa moral ka ai që bërtet. Blerja e votës, përdorimi i institucioneve shtetërore, këto janë në kundërshtim me ligjin dhe problem i madh në Shqipëri. Kjo nuk do të thotë që opozita nuk i ka humbur zgjedhjet. Ajo e ka humbur vet për shkak të paaftësisë së saj. Unë besoj se demokratët e vërtetë nuk duan ta mbrojnë Berishën. Është Berisha që i mban aty, që kanë fituar mandatin e deputetit për 4 vitet e ardhshme, ia njohin këtë meritë vetëm Sali Berishës. Ata nuk i intereson as të mundin Ramën, por të ruajnë të ngrohtë karrigen në parlament. Ata janë njerëz pa kredenciale politike. Kur themi Berisha, nuk themi që Berisha të jetë një person. Ai përfaqëson një klan. Berisha, duke instaluar njerëz pa kredenciale politike, ka prodhuar një parti që po nuk ishte ai, vdes partia. Kjo është një fatkeqësi.”, theksoi ai./abcnews.al