Vjedhja spektakolare prej 242 mijë eurosh, pse policia e ka cilësuar shpërthimin “akt terrorist”

schedule14:13 - 5 Shtator, 2020

schedule 14:13 - 5 Shtator, 2020

4 autorë të panjohur shpërthyen 3 bankomat në një qendër tregtare në zonën e Perivola, Patras, duke marrë shuma të konsiderueshme parash. Pesë autorët e armatosur arritën të shpërthenin bankomatët dhe të vidhin paratë brenda 8 minutash. Sipas informacioneve të marra, vlera e parave është 242,000 euro, raporton protothema.

LEXO: Vjedhje spektakolare në qendrën tregtare, merren çanta me para

Vetë policia e ka cilësuar vjedhjen një “akt terrorist”. Sipas informacioneve nga tempo24.news, autorët  ishin të armatosur me kallashnikov dhe nuk ishin vetëm pasi një grup personash ndodheshin  jashtë qendrës për të ndërhyrë nëse diçka do të shkonte keq.

 

Autorët u futën brenda qendrës tregtare rreth orës 4 të mëngjesit. Pasi thyen dyert e përparme, ata hynë brenda dhe nxituan në zonën ku ishin instaluar ATM-të, ndërsa në vetëm pak minuta shpërthyen bankomatët duke përdorur një eksploziv. Një shofer kamioni i cili po qëndronte në parking, vuri re autorët pak para së të futeshin në qendrën tregtare. transmeton abcnews.al

Shoferi arriti të lajmëronte policinë dhe më pas u largua nga frika se autorët mund ta qëllonin. Ndërkohë, policia ka bllokuar rrugët në pjesë të ndryshme të qytetit, si dhe në rrugët kombëtare Patras Pyrgos dhe Patras Athinë. Sidoqoftë, burimet policore kanë deklaruar se ata mund të kenë ndërruar rrugën duke kaluar përmes një zone tjetër.  Për këtë arsye, deri në orët e mëngjesit, janë zhvilluar kërkime në Perivola, Eglykada dhe zona të tjera fqinje, për të gjetur automjetin e braktisur  me të cilin ata u larguan./s.ba/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!