Vjedhja e parave, opozita kyç gojën

schedule11:15 - 10 Janar, 2023

schedule 11:15 - 10 Janar, 2023

Të gjithë flasin për vjedhjen e parave në shuma të mëdha nga një pastruese, po kjo nuk ndodh nga opozita.

Opozita që çuditërisht duhet të ishte e para, është gojëmbyllur ndaj këtij rasti të bërë publikë, që të dielën.

I vetmi që reagoi ishte kryeministri Rama, dje përmes Twitterit.

 

“Nuk e di kur do ta kuptojnë disa që Reforma në Drejtësi dhe forcimi i institucioneve ligjzbatuese bëhen pikërisht për të pastruar llumin! Prandaj kur del llumi falë punës së këtyre institucioneve, s’duhet harruar se këto janë provat e vullnetit tonë kundër korrupsionit!”

Ai shtoi se kësaj historie t’i shkohet deri në fund dhe forca e ligjit mos të ndalojë para askujt, kur faktet provojnë se është shkelur ligji për përfitime të paligjshme.

Por Berisha që në shumë raste, nuk lë ngjarje pa i komentuar, u mjaftua me një meme, që e nxori në rrjetet sociale.

Dhe bota virtual iu përgjigj po me meme.

Nga Partia e Lirisë së Ilir Metës ndërkohë ka vetëm heshtje. Asnjë reshtë reagim nga  Ilir Meta dhe as nga ndonjë përfaqësues i tij.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!