Vjedh çokollata për të shkuar në burg

schedule08:57 - 17 Gusht, 2018

schedule 08:57 - 17 Gusht, 2018

Një i pastrehë me sy të përlotur, i cili vodhi çokollata nga një supermarket, tha në gjyq se e kreu këtë veprim vetëm në mënyrë që të futej në burg, nga ku mund të merrte ndihmë.

Ngjarja ndodhi në Angli ku Wayne Dillon, u përgjërua që të dënohej me burgim ose në qendra të ndryshme rehabilitimi, për arsye se ai nuk po merrte mbështetjen e duhur nga varësia e tij me drogërat si heroina apo kokaina. Por sipas burimeve, rasti në fjalë ve në dukje një trend të ri. Qindra përdorues droge po kryejnë krime shumë të vgola, në dëshpërim pë të pasur akses në shërbimet e rehabilitimit brenda ambjenteve të burgut.

Dillon, 39 vjeç nga Manchester, u vendos përpara gjykatës pasi vodhi në njërin prej filialeve të zinxhirit ushqimor Tesco, çokollata me vlerë rreth 45 euro. Ai thotë se e vetmja mënyrë që të mbijetojë është marrja e një dënimi me burg. Avokati i të akuzuarit shprehet se eshtë e pazakontë për dikë të profesionit të tij që në vend të mbrojtjes së zakonshme të kërkojë dënim për klientin.

Gjykata ia plotësoi dëshirën dhe vendosi burgim për të akuzuarin për shtatë javë. Sipas gjyqarit, këto janë veprime të dëshpëruar nga njerëz të dëshpëruar dhe se raste të tilla po shtohen çdo javë nëpër të gjithë vendin. “Njerëzit e shohin burgun si opsionin më të mirë, por kjo gjë është e gabuar sepse drogërat janë gjithashtu të përhapura edhe në brendësi të tij. Është e vështirë, pothuajse e pamundur që të kurohesh sapo të shkosh”. Ai tha se mposhtja e varësisë nga drogërat duhet të përpiqet të arrihet nga jashtë qelive. Dhe pse janë reduktuar ndjeshëm, qëndrat për të tilla raste akoma ekzistojnë.

Sipas instuticoneve bamirëse, shumë prej të varurve po përpiqen të gjejnë një fillim të ri, por ata ndeshen me një seri problemesh si mospasja e një banese, mbajtja e një pune etj. Shpesh kërkohet ndihmë dhe nëpër spitale psikaiatrike, por procedurat e tyre mund të zgjasin me përiudha të gjata kohore. Në burg, kjo lloj ndihme është pjesë e rutinës, ndaj për ta shihet si mundësi e mirë, por sigurisht nuk është diçka e tillë./abcnews.al