Dy raste të reja me koronavirus janë konfirmuar në qarkun e Beratit në 24 orët e fundit.
Burime për Abc News bëjnë me dije se njëri prej tyre është një burrë nga lagjia Barrikadë e Beratit i cili pasi ka shfaqur simptoma ka telefonuar 127.
LEXO EDHE: Shkodra vatër infeksioni, konfirmohen 9 raste të reja me Covid 19
Ai është dërguar menjëherë në Tiranë, ndërkohë drejtoria e Shëndetit Publik ka marrë masa për të gjetur vatrën e infektimit.
Ndërsa rasti i dytë është një person nga Ura Vajgurore i cili dyshohet se mund të jetë infektuar në një spital në Tiranë, ku ka shkuar për të vizituar të shoqen e shtruar për një sëmundje tjetër./abcnews.al