ISHP konfirmoi tre raste me koronavirus sot në Fier duke bërë që rrethi të futej sërish në hartën COVID.
Gazetarja Valbona Davidhi bën me dije për abcnews.al se bëhet fjalë për tre pjestarë të një familjeje nga lagja “Liri Gero” e qytetit.
Siç mësohet, të prekurit janë një grua tetë muajshe shtatëzënë, djali i saj 2 vjeçar si edhe vjehrra.
Mësohet se gruaja ka patur një udhëtim pak ditë më parë në Tiranë tek familjarët e infektuar me koronavirus.
Dyshohet se gruaja është infektuar edhe vetë pas kësaj vizite.
ISHP njoftoi për 12 raste të reja sot me koronavirus duke e çuar në 832 numrin total të të prekurve. /abcnews.al