Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Papa Leoni XIV pret kryeministrin Rama/ Vizita në Vatikan, bisedime për Ballkanin dhe integrimin e Shqipërisë në BE

schedule13:47 - 5 Shkurt, 2026

schedule 13:47 - 5 Shkurt, 2026

Papa Leoni XIV priti të enjten në audiencë kryeministrin Edi Rama në Bibliotekën Papnore të Pallatit Apostolik.

Në Vatikan u rikonfirmuan marrëdhëniet e mira mes Selisë së Shenjtë dhe Shqipërisë.

Kryeministri Edi Rama i dhuroi Papa Leonit të XIV Ikonën e Zonjës së Këshillit të Mirë si dhe medaljonin e 100 vjetorit të Urdhërit të Skënderbeut.



Ndërsa në takimin me sekretarin e shtetit, kardinalin Pietro Parolin dhe imzot Paul Richard Gallagher bisedimet u përqendruan jo vetëm tek bashkësia kishtare por dhe situate rajonale apo aspirata europiane e vendit tonë.

U trajtuan tema me interes të përbashkët që lidhen me marrëdhëniet ndërmjet bashkësisë kishtare dhe asaj civile. Ndër temat në qendër të bisedimeve ishin edhe çështjet kryesore rajonale, përfshirë situatën në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe rrugëtimin e Shqipërisë drejt integrimit të plotë në Bashkimin Evropian.

Gjatë qëndrimit në Vatikan, kryeministri së bashku me familjen zhvilluan homazhe tek vendvarimi i Papa Franceskut, ku vendosi një buqetë trëndafilash të bardhë, në shenjtë nderimin për Atin e Shenjtë, të cilin e konsideron mik të paharruar që nuk harroi kurrë të lutej për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Ati I Shenjtë ndërroi jetë në muajin prill ndërsa në shtator të 2014, Papa Francesku, preku për herë të parë tokën shqiptare, duke e cilësuar atë si shembull të radhë të bashkëjetesës dhe tolerancës fetare.

Më herët, Rama ndaloi në Bazilikën Genazzaro, aty ku gjendet shëmbëlltyra  e Zojës së Këshillit të Mirë.

Në këtë bazilikë që prej vitit 1467 nuk kishte shkelur asnjë kryetar shteti apo qeverie ndaj një lutje Rama e kishte për të gjithë popullin shqiptar.

“Sot po vijmë tek ti, edhe një herë, të ta besojmë popullin tonë, familjet tona, rininë tonë. Ti që je Zojë e Shkodrës dhe e mbarë Shqipërisë, na udhëhiq në rrugën e së mirës, na jep dritë në dyshime dhe ngushëllim në provat e jetës. Nën mbrojtjen tënde kërkojmë strehë, o Virgjër e bekuar. Mbroje Shqipërinë, ndriço mendjet tona dhe na bëj të jemi gjithmonë besnikë ndaj Birit tënd, Jezusit”, tha kryeministri Rama.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!