Vizita në Kosovë/ Lajçak: Duhet koordinim me aleatët për urën e Ibrit

schedule11:05 - 6 Shtator, 2024

schedule 11:05 - 6 Shtator, 2024

I dërguari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak gjatë vizitës në Kosovë ripërsëriti apelin se Ura e Ibrit duhet të hapet, por në koordinim me aleatët ndërkombëtarë.

Këto komente, Lajçak i bëri pas takimit pas takimit me kryenegociatorin e Kosovës për dialog, Besnik Bislimi.

“Biseduam se sa progres është arritur nga takimet e fundit. Diskutuam çështjen e Urës së Ibrit dhe hapjen e saj për transport. Qëndrimi i BE-së është i mirënjohur, por po e përsëris… duhet të hapet, por hapja duhet të bëhet në bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë të Kosovës”, ka thënë Lajçak.
I dërguari i BE-së, shtoi se Bislimin kanë diskutuar edhe për takimin në Bruksel që pritet të mbahet në ditët në vijim ndërmjet  kryenegociatorëve.

“Shpresoj të mos ketë bllokim, sepse ka impakt negativ në lirinë e lëvizjes dhe jetën e njerëzve”, tha ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!