Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vizita në Abu Dhabi, Rama: Takim vëllazëror me Bin Zayed, për paqedashësit më e mira është e gjitha përpara

schedule21:04 - 20 Prill, 2026

schedule 21:04 - 20 Prill, 2026

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga vizita e zhvilluar ditën e djeshme në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama deklaroi se vizita u krye për të shprehur solidaritetin vëllazëror me këtë vend, në një kohë kur shtetet e Gjirit Arabik jetojnë në kohëra të trazuara si pasojë e luftës në Iran.

Rama nënvizoi se takimi me Presidentin Sheikh Mohammed Bin Zayed ishte vëllazëror.



“Abu Dabi – Takimi sot me mikun e shtrenjtë, Presidentin Sheikh Mohammed Bin Zayed, ishte vëllazëror dhe me bindjen e fortë se për paqedashësit e ndërtuesit vullnetmirë të së ardhmes, më e mira është e gjitha përpara”, shkruan Rama./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!