Në konferencën e përbashkët të zhvilluar me kryeministrin Edi Rama, presidenti francez Emmanuel Macron u shpreh se ndjehet i lumtur që Shqipëria mirëpriti Francën dhe se kjo tregon një riangazhim të marrëdhënieve mes dy vendeve.
Gjithashtu ai u shpreh se Bashkimi Europian nuk duhet të pengojë zgjerimin, ndërsa shtoi se Shqipëria do të jetë Europa e Ballkanit. Ndër të tjera theksoi se deri në vitin 2027 do të ketë 600 mln euro investime nga Agjencia Franceze e Zhvillimit.
“Unë mund të them që jam i lumtur që jam këtu. Jam u lumtur që jam krah teje në një moment të vështirë për Europën. Me atë që po jetohet Ukrainë, apo me rikthimin e luftës. Mbrëmë dy shtetas suedez u prekën nga një sulm terrorist dhe po mendoj tani për ta. Të jem në krahun tuaj sot do të thotë të ketë një riangazhim të vendit tonë, pra ishte një gabim i thellë, shkëputja e marrëdhënieve. Kjo vizitë zyrtare ishte një formë, rregullimi i gabimit. Por nuk dua të shoh nga e kaluara, por nga e ardhmja. Delegacioni që më shoqëron tregon vullnetin tonë. Ju jeni vetë një shembull, jam shumë i lumtur që i dorëzova dekoratën Ismail Kadaresë.
Etapë e rëndësishme për të ndërtuar një botë imagjimarë të marrëdhnënieve franko-shqiptare. Të ecim bashkarisht, mund të keni besim tek unë. Ajo që dëshirojmë të bëjmë është të hapim terrene të reja, javën e kaluar ka pasur një delagacion të rëndësishëm dhe janë nënshkruar marëveshje të reja. Janë bërë hapa përpara në inovacion dhe shpresoj që ne të jemi në ambicien tuaj për turizmin. Pra jo vetëm të hapni shkolla të nivelit të parë, por të ketë vullnet për tranjnime dhe kjo fushë e turizmit është një sektor ku ne duam të ecim përpara. 210 mln euro janë hedhur në punë që prej vitit 2019 në katër projekte. Dhe gjithashtu do të ketë projekte të reja. E shohim që agjenda dypalëshë është të përgatisim një marrëveshje që ta çojë më lart këtë marrëdhënie. Dua t’u falënderoj që keni qenë efikas në luftën kundër trafikut, ta bëjmë këtë një shembull. Do të vazhdojmë të ecim përpara, jam i bindur që vendi i juaj është i ankoruar në Europë. Jo vetëm në këtë zonë ku deshën shumë herë t’ju mbyllin, dua të shpreh një moment të rëndësishëm të kohës historike që po jeton Europa. Po futemi në një erë të re, dhe në vitin 2022 ju shënuat një etapë të rëndësishme. Dua edhe të përshëndes agjendën e reformave të transformimit dhe ambicieve. Ju jeni një vend që e doni Europën dhe kjo është thelbësore për të kohë të ribashkimit”, tha ndër të tjera ai./abcnews.al/