Vizita e rrallë e kreut të CIA/ SHBA, shqetësim për sigurinë në Kosovë dhe qendrimet e Kurtit

schedule15:35 - 22 Gusht, 2024

schedule 15:35 - 22 Gusht, 2024

Shefi i Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), William Burns, pas vizitave në Bosnje Hercegovinë dhe Serbi, arriti mesditën e 22 gushtit në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Takimi i parë ishte me presidenten Vjosa Osmani, e cila konsiderohet partnere nga Shtetet e Bashkuara, në ndryshim nga kryeministri Kurti, i cili ka krijuar sfida serioze në marrëdhëniet me Washingtonin. Ne takim ka qenë i pranishëm edhe kreu i shërbimit secret të Kosovës Petrit Ajeti, por nuk ka të dhëna se për çfarë konkretisht është folur në takim. Burns ka takuar me pas drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha.

Kreu i CIA-s vizitoi më 20 gusht Sarajevën ku u takua me komunitetin e inteligjencës dhe krerët e vendit, dhe më pas, qëndroi në Beograd, nga ku nuk doli as edhe një foto e vetme nga takimet e tij. Vizita në Prishtinë e kreut të CIA-s është e paprecendentë dhe tregon shqetësimin serioz të Shteteve të Bashkuara për situatën e sigurisë në vend, por jo vetëm.

Vizita bëhet në një kohë kur Shtetet e Bashkuara po shprehin hapur shqetësimin lidhur me marrëdhëniet sfiduese me Prishtinën zyrtare. Tensionet më të fundit midis Prishtinës dhe aleatëve perëndimorë, lidhen me përpjekjet e njeanshme të Kurtit për të hapur për qarkullim për automjete Urën mbi Lumin Ibër. Por kjo  kundërshtohet hapur nga aleatët për shkak të shqetësimeve të përshkallëzimit të situatës së sigurisë në vend dhe në rajon./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!