Vizita e pazakontë e kreut të CIA-s në Kosovë, Çupi: Kurti mungesë bashkëpunimi me Perëndimin

schedule13:27 - 23 Gusht, 2024

schedule 13:27 - 23 Gusht, 2024

Analisti Frrok Çupi komentoi në “Tirana Live” në ABC News vizitën e pazakontë të kreut të CIA, William Burns në Kosovë.

Gjatë kësaj interviste Çupi tha se në Kosovë nuk po shihen elementë të qartë, proamerikane dhe se sipas tij kryeministri i Kosovës Albin Kurti nuk ka pasur asnjëherë bashkëpunim me Perëndimin.

“Kurti ka sfiduar Amerikën dhe nuk e dimë se ku do të dalë. Shihet shumë qartë se në Kosovë nuk funksionoi diplomacia amerikane dhe perëndimore pasi Kurti i rrëzoi të gjitha përpjekjet e perëndimit. Tani shefi i CIA erdhi në tre vende të Ballkanit, por kryesisht qëndroi në Prishtinë. Tani problematikë ka mbetur Albin Kurti. Ajo që po ndodh në Kosovë është shumë e rrezikshme në raport me strategjinë amerikane. Shihet qarte edhe teksa Amerika tenton të rrethojë Ukrainën, në të njëjtën kohë Kosova i shërben rrethimit rus në raport me Perëndimin”, ka thënë Çupi.

Gjithashtu ai u ndal edhe tek qëndrimi i presidentes Vjosa Osmani duke thënë se nuk po sheh një qëndrim të ndryshëm nga ai i Kurtit. Më tej nënvizoi se është rast i rrallë që drejtori i CIA të vizitojë hapur këto vende, duke theksuar se qeveria e Kosovës është përpara sfidës së zhbërjes së Kosovës.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!