Vizita e Papa Françeskut në Kili shkakton trazira

schedule20:08 - 12 Janar, 2018

schedule 20:08 - 12 Janar, 2018

Vizita e Papa Françeskos në kryeqytetin e Kilit është pritur me trazira të shumta. Të paktën 3 kisha janë sulmuar vetëm ditët e fundit. Vizita do të zhvillohet me 15 Janar, ndërsa qytetarët kundërshtojnë shpenzimet e shtetit për përgatitjet.

Të paktën 3 atentate kundër disa kishave katolike janë regjistruar ne qytetin Santiago. Këto sulme lidhen me vizitën e Papa Françesko në Kili, që do të zhvillohet me 15 Janar. Këtë e shkruan gazeta vendase “La Nacion”. Sulmi i parë, i kryer me flakadan vuri në shënjestër famullinë e “Santa Isabel de Hungría”.

Në vendngjarje, autorët kanë lënë pamflete me slogane anti-qeveritare, dhe një nga kërcënimet ndaj Papës, në të cilin thuhet se “bombat e ardhshme do të vendosen nën veshjen tënde”.
Sulmi i dytë ndodhi në kishën Emmanuel dhe atentati tjetër në kapelën e “Krishtit Vencedor”. Në të dyja rastet janë përdorur pajisje shpërthyese që shkaktuan dëmtime. Një sulm i katërt është kryer në famullinë “Santuario de Cristo Pobre”, në periferi të kryeqytetit kilian, por hetuesit ende duhet të konstatojnë nëse ishte një sulm i qëllimshëm.

Presidentja e vendit, Mishel Bakelet, i ka cilësuar këto ngjarje si shumë të çuditshme. Ajo nënvizoi se qytetarët kanë të drejtën e tyre të protestojnë kundër vizitës së Papës, por kjo duhet të bëhet në mënyrë paqësore. Ndërkohë, mediat në Kili shkruajnë se arsyeja e sulmeve ndaj kishave janë milionat që po zhpenzohen nga shteti rreth përgatitjeve për vizitën e Papa Françeskut./abcnews.al