Vizita e Mitsotakis në jug të Shqipërisë dhe a do e njohë Greqia shtetin e Kosovës? Vouduri: Kmei hyrë në një etapë tjetër

schedule18:18 - 23 Dhjetor, 2022

schedule 18:18 - 23 Dhjetor, 2022

“Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë janë futur në një tjetër rrjedhë”, kështu deklaroi Alexandra Vouduri në një lidhje me emisionin “Ballkan” në Abc të gazetares Linda Karadaku.

Vouduri u shpreh se deklarata e fundit të bëra nga kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis, tregojnë për një normalizim të marrëdhënieve mes Greqisë dhe Shqipërisë, dhe se dy vendet po shkojnë para në marrëveshjet e përbashkëta.

E pyetur nga gazetarja Karadaku se sa mundësi ka që në një periudhë të shkurtër Greqia të njohë shtetin e Kosovës, Vouduri u shpreh se fatkeqësisht jemi ende larg një gjëje të tillë.

Por sipas saj pavarësisht se Greqia nuk e ka njohur ende Kosovën si shtet, marrëdhëniet mes dy vendeve mbeten shumë të mira.

Pjesë nga biseda:

Karadaku: Si ju duket vizita e fundit e Mitsotakis në jug të Shqipërisë, po ndryshon marrëdhënia mes dy vendeve?

Vouduri: Si fillim e nderuara zonja Karadaku, ne jemi duke parë një kapitull të ri në marrëdhëniet mes Greqisë dhe Shqipërisë, deklarata e javëve të fundit të kryeministrit të Mitsotakis, kanë qenë deklarata më të forta gjatë viteve të fundit. Takimi që ka patur me zotin Rama ka qenë një mundësi fantastike për dy palët për të folur në marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve. Ditën e djeshme patëm vizitën e Mitsotakis tek minoriteti grek në jug të Shqipërisë. Nëse shohim deklarata e zyrtarëve grekë shohim një ndryshim të atmosferës dhe mesazheve të cilët duket se po shikojnë një rrugë tjetër të marrëdhënieve tona dypalëshe. Hapja e negociatave për Shqipërinë është një lajm shumë i mirë, Greqia po e mbështet Shqipërinë. Athina është me plot vetëbesim se në këtë drejtim që duhet ta ndërmarrë Shqipëria, të gjitha çështjet kanë për tu zgjidhur. Megjithatë ne jemi duke parë vetëm fillimin e një kapitulli të ri të një marrëdhënieje dypalëshe.

Karadaku: Është mirë të dëgjoj diçka të tillë. Doja të pyetja për marrëdhëniet mes Greqisë dhe Kosovës. Është folur shpesh se do të kemi një njohje nga Greqia. Sa e rëndësishme është dërgimi i një të dërguare të posaçme nga Greqia në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë. Sa e rëndësishëm është Kosova për Greqinë?

Vouduri: Kjo është një pyetje e cila është duke u ngritur gjatë muajve të fundit, pasi jemi duke parë emërimin e një të dërguari të veçantë në Ballkanin perëndimor. Kam frik se situata sa i përket njohjes së Kosovës nuk ka ndryshuar nga ana e Greqisë. Megjithatë Greqia nuk është se i ka kushtuar aq shumë vëmendje njohjes së Kosovës, por marrëdhëniet mes Greqisë dhe Kosovës janë përmirësuar shumë. Greqia duket e gatshme të luajë një rol në këto tensione të krijuara mes Beogradit dhe Prishtinës. Pasi ka privilegjin të jetë një partner i besueshëm mes këtyre dy shteteve. Mendoj se Greqia e ka vullnetin për të ndërmjetësuar dhe ndihmuar për zgjidhje të situatës. Fatkeqësisht ne nuk jemi aty në lidhje me njohjen. Greqia ndryshe nga shtet e tjera ka një marrëdhënie tjetër me Kosovën.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!