Vizita e Blinken në Tiranë/ Përnaska: Mungesa e një takimi, nuk është një lajm i mirë për opozitën

schedule13:28 - 15 Shkurt, 2024

schedule 13:28 - 15 Shkurt, 2024

Ish deputetja e Partisë Demokratike, Lajla Përnaska ka deklaruar se mungesa e një takimi mes Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken dhe opozitës në Tiranë është një lajm i keq për të djathtët. Ajo ka theksuar se situata në të cilën ndodhet e djathta sot është një nga momentet më të këqija.

Sipas Përnaskës, subjektet politike që janë të përfshirë ta marrin si të duan këtë mesazh për të nxjerrë dhe përgjegjësitë e tyre individuale dhe politike.

Nuk është një lajm i mirë për opozitën dhe unë bashkë me shumë të tjerë që kemi investuar në vite në krahun e djathtë, siç do ta quajmë me një termë siç është e djathta apo majta, por vetë situata e opozitës është e tillë që e gjen atë në momentet më të këqija brenda vetes me një konfliktualitet shpeshherë për mua dhe të pakuptimtë, me një energji të jashtëzakonshme që harxhuar kohët e fundit, jo aq sa për sa specifikuar të djathtën dhe për t’i dhënë asaj misionin e qartë dhe për ta bërë një forcë garuese dhe fituese në këtë vend. Por kjo situatë që kemi sot, është kjo situatë që na pëlqen apo nuk na pëlqen është e tillë. Unë uroj që subjektet politike sot që janë të përfshirë ta marrin si të duan këtë mesazh për të nxjerrë dhe përgjegjësitë e tyre dhe individuale dhe politike. Sepse sigurisht çdo lloj akti i kësaj natyre duhet lexuar me shumë kujdes dhe shumë qetësi dhe me një vizion të qartë. Sepse këtë periudhën e fundit pamë faktorë të opozitës që gjëmojnë në Uashington me kap ndonjë foto me nga një nga autoritetet atje, por nuk është kjo mënyra e të bërit politik“, tha ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!