Vizita e Blinken/ DASH: SHBA-të mbështesin integrimin e plotë të Shqipërisë dhe rrugën e saj për një demokraci dhe ekonomi më transparente

schedule14:58 - 15 Shkurt, 2024

schedule 14:58 - 15 Shkurt, 2024

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Mathew Miller ka komentuar vizitën e Sekretarit Antony Blinken në vendin tonë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Miller shprehet se kjo është vizita e parë e Blinken në Shqipëri, në postin e Sekretarit amerikan të Shtetit.

Ndër të tjera, ai nënvizoi se SHBA-të mbështesin integrimin e plotë të Shqipërisë në komunitetin euroatlantik dhe rrugën e saj për një demokraci dhe ekonomi më transparente

“Sekretari Blinken mbërriti në Tiranë për vizitën e tij të parë në Shqipëri si Sekretar. Si një aleate në NATO dhe partnere, SHBA-të mbështesin integrimin e plotë të Shqipërisë në komunitetin euroatlantik dhe rrugën e saj për një demokraci dhe ekonomi më transparente”, shkruan Miller në X./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!