TIRANË- Kandidatja e Partisë Socialiste në Durrës, Emiriana Sako, tha se në qytetin bregdetar është bërë shumë punë, sidomos vitet e fundit. Ajo theksoi në “Bardh a Zi” se ka ardhur koha që oferta turistike e Durrësit duhet të konkurrojë përtej kufijve të Shqipërisë.
“Durrësi ka qenë gjithmonë një qytet që është transformuar vit pas viti, mandat pas mandati. Janë bërë shumë punë. Tashmë është momentin që të kemi një rol në arenën ndërkombëtare, jashtë kufijve të Shqipërisë, sa i takon jo vetëm Ballkanit, por edhe pjesë së Mesdheut, ose Adriatikut”, tha ajo.
Sako, e cila aktualisht drejton Durrësin, thotë se me prezantimin e projektit të portit, çmimet e apartamenteve kanë pësuar ndryshime.
“Në qytetin tonë, me prezantimin e portit. Ka ndryshuar menjëherë çmimi i shitjeve të apartamenteve në qytetin tonë. Mendoj se do jetë një zonë që do aksesohet. Porti nuk prishen, pasi ai basen do jetën. Qytetarët e Durrësit e vlerësojnë këtë projekt. Në Durrës kemi 173 hotele. Që funksionojnë gjatë sezonit ose gjatë gjithë viti, Kemi 10 agroturizëm, dhe kemi mbi 300 restorante në qytetin e Durrësit. Fakti që në Durrës kanë zgjedhur të investojnë”, tha ajo.