Vizioni i njerëzve për universin në 600 vite

schedule19:09 - 16 Nëntor, 2017

schedule 19:09 - 16 Nëntor, 2017

Më 7 shkurt 1984, astronauti Bruce McCandless, kreu daljen e parë pa korda në hapësirë, duke lënë kapsulën e tij fluturuese pa asnjë mjet sigurie të lidhur me të.
Astronauti kaloi 6 orë duke pluskuar në atmosferë, 97 metra larg paisjeve të tij.
Fotografia e bërë nga kolegu Robert Stewart, është sa e bukur aq edhe e frikshme. Gjithashtu, ky imazh është një nga shumë syresh, pjesë e një fotoalbumi i cili paraqet disa nga ilustrimet që njerëzit kanë krijuar në kohëra të ndryshme në mendimtarinë e tyre, në lidhje me misteret e kozmosit.


Koleksioni përfshin pamje mahnitese, të tilla si fotografi të Tokës të bëra nga misioni i parë i njerëzve në Hënë në vitin 1968, gjithashtu dhe një hartë kozmologjike e vizatuar në një lëkurë dreri gjatë shekullit të XV.


Të tjera momente përfshijnë, foto të kapura nga sateliti zbulues i orbitës së Marsit në lidhje me dunat e rërës se planetit të kuq, gjithashtu postera nga programi hapsinor sovjetik.

Foto e ngjyrosur dixhitalisht e unazave të Saturnit.

 

Foto e vitit 1881 e Dritave të Veriut, ose të quajtura ndryshe Aurora Borealis, të krijuara nga bashkëveprimi i grimcave të ngarkuara diellore me gazrat në atmosferën e Tokës.

 

Mbetje e një supernove të ndodhur 160.000 vite dritë larg Tokës. Shpërthimi yjor mendohet të ketë qenë i dukshëm në Hemisferën Jugore rreth 1600-s.

Skicë e Hënës e ilustruar nga Galileo Galilei në vitin 1609. Me satelitët e vetëkrijuar, Galileo krijoi pesë skica të satelitit tonë yjor, duke bërë të dukshme krateret dhe pjesë të tjera te pavëzhguara për kohën. Foto këto të zbuluara në vitin 2007, rreth 400 vjet pasi u krijuan nga autori.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!