Kryeministri Edi Rama prezanton vizionin për sportin në Shqipëri 2030; investimet strategjike në këtë sektor, si edhe mbështetjen për sportin dhe nxitjen e një kulture të re sportive në vend.
Gjatë fjalës së tij kryeministri Edi Rama u shpreh se janë ndërtuar 400 palestra të reja, ndërsa nënvizoi se megjithatë ka ende vend për të përmirësuar…
“Mësuesit e edukimit fizik kishin mbetur rrugëve, Universiteti i Sporteve kishte mbetur rrugëve, përpiqeshin të mbanin gjallë disa palestra. Ndërsa sot e gjithë panorama e sportit është ndryshe. Sot kemi 400 palestra në Republikën e Shqipërisë. Duhet të zgjerojmë disiplinat e tjera…”, tha Rama.
Kryeministri Rama shtoi se tre stadiume të reja janë në fazën e garave.
“Infrastruktura ka nevojë akoma shumë, ne kemi çuar përpara 3 projektet e reja, për stadiumin e Vlorës, Korçës dhe Durrësit”, tha ai, duke shtuar se gjithashtu edhe Pallati i Sportit do të transformohet.
/abcnews.al/

