Një 21-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së Tiranës, në kuadër të operacionit policor të koduar “Viza”.
Futbollisti Yvan Zouzou u arrestua pasi siguronte viza turistike të falsifikuara, për shtetas të huaj, kryesisht nga Lindja e Mesme, me qëllim hyrjen në Shqipëri dhe më pas kalimin në mënyrë të paligjshme në vendet e BE-së.
Procedohen penalisht 2 shtetas të tjerë, pasi dyshohet se ndihmonin 21-vjeçarin.
Vijon puna për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale./abcnews.al