Viza amerikane për Haradinajn/zyra e Kryeministrit: Jemi në pritje

schedule09:45 - 9 Janar, 2018

schedule 09:45 - 9 Janar, 2018

Pas disa njoftimeve ne media te ndryshme kosovare se kryeministrit Ramush Haradinaj i ishte refuzuar viza amerikane nga ambasada e SHBA në Prishtine, zyra e kryeministrit të Kosovës i hodhi poshtë  këto pretendime.

Zyrtarët e qeverisë thanë se kryeministri ishte ftuar të marre pjesë më 11 janar në një ceremoni të organizuar në shtetin amerikan të Ioëa-s.

Në një përgjigje për “Zërin e Amerikës”, zyra e kryeministrit të Kosovës tha se nuk ka asnjë refuzim.”Ka pasur një vonesë në procedurat e përgatitjes kur bëhet fjalë për Ioëa-n. Por, tani gjithçka është ende në procedurë të pritjes”, thuhet në përgjigjen e zyrës se kryeministrit Haradinaj, pa dhënë shpjegime të tjera.

Ndërsa  vet kryeministri Haradinaj, nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook thotë se pret për vizë deri kur tia japin, nderkohe qe i beson Kosoves dhe Amerikes.

Analistet  në Kosovë thonë se vonesa për marrjen e vizës mund të jetë reagim ndaj nismës së fundit të dhjetorit për shfuqizimin e Gjykatës së Posaçme. Ky  veprim kishte ngjallur reagime të ashpra të ambasadorit amerikan në Prishtinë, por edhe Departamentit Amerikan të Shtetit si dhe të vendeve kryesore të Bashkimit Evropian./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!