Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuco u shpreh se aktualisht aplikacionet Sky dhe Enchro janë vetëm 30% e të gjithë zbulimit të transkripteve. Sipas tij, vitin tjetër do të ketë të dhëna nga Matrix. Karamuco u shpreh se dosjet aktuale janë tejet voluminoze dhe ka disa pine që ende nuk janë zbërthyer.
“Vitin tjetër vijnë të dhënat e para nga Matrix. Janë dy persona në Europol që marrin ate pjesë të dokumentacionit në shqip.
Aktualisht që flasim Sky dhe Enchro janë vetëm në 30 % e parë të zbulimit të të gjithë transkripteve që kanë lidhje dhe me persona të tjerë që kanë kryer vepra duke qenë në funksione shtetërore si dogana, tatime etj. Këta po merren me çështje dhe me vepra të rënda. Janë dosje shumë voluminoze, vetëm një dosje e Enchros është 2 metra e larte në zyrën e prokurorit. Volumi është i jashtëzakonshme. Janë disa pine që nuk janë zberthyer ende dhe nuk janë identifikuar ende. Jam avokat, por edhe oponentë i policisë. Një këshillë miqësore kam për Ministrin e Brendshëm sepse ka një protokoll nga vendet e tjera që në një ftesë nuk mund të shkosh me drejtorin e policisë, me nëndrejtorin. Për më tepër që vetëm ministri duhet ta vendosi se kush duhet të vijë dhe duhet të jenë vetëm drejtuesit kryesor.” / abcnews.al