Sondazh

Kush po e provokon tensionin në Shkup:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shiste kokainë në doza, arrestohet 25 vjeçari në Tiranë. I dënuar më parë për heqje të paligjshme të lirisë

schedule10:54 - 6 Qershor, 2025

schedule 10:54 - 6 Qershor, 2025

Sekuestrohen qese plastike me lëndë narkotike të dyshuar kokainë e ndarë në doza gati për shitje, 2 armë të ftohtë, 1 peshore elektronike si dhe një shumë parash e përfituar nga veprimtaria kriminale.

Vihet në pranga 25-vjepari(poseduesi i tyre). 25-vjeçari i dënuar më parë për heqje të paligjshme të lirisë.

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogave  në doza, bazuar në informacionet e marra se një shtetas shpërndante lëndë narkotike kokainë në Kamëz dhe Valias, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 në bashkpunim me Seksionin e Narkotikëve kanë bërë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit L. G., 25 vjeç, banues në Durrës.



Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit të banesës shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale qese plastike me lëndë narkotike të dyshuar kokainë, e ndarë në doza, gati për shitje, 2 armë të ftohtë(thikë dhe shkop metalik si të policisë, 1 peshore elektronike si dhe një shumë parash e përfituar nga veprimtaria kriminale.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!