Dhjetor 2020, Neymar parashikoi ribashkimin me Messin direkt pasi kishte shkëlqyer kundër Manchester United me dy gola të shënuar.
Sulmuesi brazilian nuk e fshehu asnjëherë dëshirën për të qenë sërish në një ekip me yllin argjentinas dhe për mediat pas triumfit me anglezët deklaronte:
“Dëshira ime më e madhe është të luaj sërish me Messin. Dua të luaj me të. E lë të luajë në pozicionin tim nëse dëshiron. Vitin tjetër do të luajmë së bashku, me siguri”.
Neymar to ESPN: “What I want most is to play with Lionel Messi again. For sure we have to play together next year!”. ? #ucl pic.twitter.com/bmqficIYHw
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) December 2, 2020
Shumica besonin se Neymar do të bashkohesh me Messin te Barcelona, por po ndodh e kundërta.
Sulmuesi sot ka bërë postimin e radhës, “Sërish së bashku”, ndërkohë që ish-kapiteni i Barcelonës po fluturon drejt Parisit. /abcnews.al