Ditën e nesërme nis viti shkollor, në kushte të pazakonta, ndërsa përballemi me pandeminë e Covid-19. Për të folur për këtë situatë ishte në studion e Abc News, Irma Marku, mësuese në gjimnazin “Ismail Qemali” në Tiranë.
Gjatë intervistës me gazetaren Fabiola Hoxha, Marku u shpreh se mësuesit janë në një kaos të vërtetë.
Sipas saj, atyre u janë vënë përballë tre skenare, ndërsa nuk ka një program të mirëfilltë nga ministria.
“Jemi duke nisur një vit me maska, që po reflekton heqjen e maskave të propagandës qeveritare. Jemi duke nisur vitin shkollor , por në një situatë kaosi. Jemi ne mësuesit në kaos, në enigmë të plotë.
Kemi grafiqe të bukura me ngjyra, harta, ndarje, por realisht nuk kemi një program të qartë. Udhëzimi na vjen me tre skenarë.
Skenari i parë ai që besoj unë, do të donte që të ndodhet në një fillim viti brenda klasës me mësim normal. Pastaj kemi një alternim të mësimit në klasë dhe online, dhe më pas ajo që të mos ndodhë të tërhiqemi për mësim online.
Drejtuesve të shkollave u ka ardhur një mesazh interesat, ku presupozohet që 14 shtatori të jetë një ditë feste. Unë nuk arrij ta kuptoj. Jemi në një situatë të tillë, të maskuar. Jemi përballë tre skenarëve dhe e duhet të përpunojmë informacionin. Mësuesi është në një pikëpyetje të madhe. Nëse unë nuk referoj siguri, si do ia transmetoj fëmijës”, u shpreh mësuesja.
Më tej, Marku tha se formulari që duhet të plotësojnë nxënësit dhe prindërit është një absurditet. “Formulari është totalisht absurd. Në një vend ku shteti nuk merr përgjegjësi”, u shpreh ajo.
Mësuesja tha se unë është komunikuar që do të testohen, por deri më tani nuk ka ndodhur.
“Na kanë thënë që të testohemi, por nuk janë paraqitur. Që në ditën e mërkurë, që na njoftuan se duhet të ishim më herët, do vinin të na bënin tamponin. Megjithatë, unë nuk e shoh efikas”, u shpreh mësuesja. g.v/abcnews.al