Viti i xhubletës në UNESCO, Dano: Duhet të dëshmojmë për dy vite dijebërjen si dy shekuj më parë

schedule18:56 - 27 Nëntor, 2023

schedule 18:56 - 27 Nëntor, 2023

Një vit më parë, çdo shqiptar u entuziazmua kur xhubleta shqiptare u shpall pasuri e gjithë njerëzimit, nga UNESCO.

Studiuesja dhe anëtarja e hartimit të dosjes, Luljeta Dano në një intervistë për “Pas mesnate”  thotë se jemi në rrugë të mbarë.

Por sipas saj, duhet të dëshmojmë për dy vite dijebërjen si dy shekuj më parë.

“Gjersa arritëm që i ngjithëm ato shkallët për të shkuar për të punuar për dosjen që u dorëzua në UNESCO, problemi diskutohej, a e ka mbyllur xhubleta ciklin e vet të prodhimit dhe tanimë është një objekt ende në jetë dhe që mund të vazhdohet më tej. Fija ishte shumë e hollë. Realisht, gratë që kanë ditur të prodhojnë xhubletën, ne i gjenim në malësi kur punuam për dosjen edhe në moshën 98-vjeçare. Mungojnë mullinjtë e shajakut që është baza e prodhimit të xhubletës, por edhe prodhimi i spikut, i fijes, nuk është aq i lehtë, është specifik dhe duhet bërë siç është bërë.

Realisht, xhubletat që ne shikojmë, prodhohen në mënyrë të reduktuar”, theksoi ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!