Viti i ri shkollor në Shqipëri, prindër dhe nxënës të paqartë, ministria pa plan

schedule15:46 - 17 Gusht, 2020

schedule 15:46 - 17 Gusht, 2020

Nga Ajgena Korbi

Ndonëse ka kaluar gjysma e parë e muajit gusht nxënës dhe prindër në Shqipëri nuk e dinë ende se kur do të nisë vitit i ri shkollor.

Një nga fëmijët shprehet se nuk e dimë se kur do të nisë viti i ri shtator.

Nuk e kemi idenë, akoma nuk na kanë thënë asgjë”, shprehet një qytetare.

14 shtatori si dita e parë e shkollës në sistemin parauniversitar përcaktuar me urdhër të  përbashkët të  ministes së Arsimit dhe asaj të Financave para shpalljes së pandemisë se koronavirusit vijon të jetë në fuqi.

Ndërkohë disa shkolla private kanë vendosur që dyert për nxënësit ti hapin që  me 31 gusht. Kjo shton më tepër paqartësitë.

Duhet të paktën një muaj që ne të jemi të qartë në lidhje me përgatitjen e fëmijëve”, shprehet një familjare.

Aktualisht vetë Ministria e Arsimit duket se nuk e ka një plan konkret për vitin e ri shkollor.  Pak ditë më parë mësuesit përmes një sondazhi online iu kanë kërkuar mendim prindërve nëse procesi mësimor duhet të nisë normalisht duke respektuar rregullat e higjenës apo me grupe të vogla nxënësisht, me orë të reduktuara dhe turne  apo  nxenësit duhet të kombinojnë mësmin në klasë më atë online.

Ndërkohë që  ministria po përpunon  përgjigjet e pyetësorit  specialistët e arsimit shprehen se ajo nuk duhet të humbë më kohë  e të publikojë strategjinë për vitin e ri shkollor  pasi nga letra  masat duhen  zbatuar në terren. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!