Nisja e vitit te ri akademik pranë universitetit Eqrem Çabej në Gjirokastër ka nisur me vendime te ndryshme sa i takon kryerjes së vaksinës për koronavirusin nga ana e studentëve. Vetë të rinjtë kanë ndare mendime të ndryshme ndërsa nuk kanë munguar edhe rastet kur studentët që nuk janë vaksinuar.
Një pjesë e tyre e kanë marrë këtë shërbim si e vetmja zgjidhje për të vijuar vitin e ri akademik me prezencë fizike duke marrë parasysh edhe urdhrin e ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Për këtë vit, këtij universiteti janë regjistruar 330 te rinj dhe degët më të preferuara janë ato të infermierisë dhe ekonomikut, degë të cilat konsiderohen nga të rinjtë se ofrojnë mundësi punësimi në të ardhmen, jo vetëm në vendin tonë por edhe jashtë kufijve.
Rektori Bektash Mema është shprehur se 45 për qind e studentëve nuk janë vaksinuar. Mema ka deklaruar se do të rishikohet situata për gjetjen e alternativave që të mos e humbasin vitin shkollor. /abcnews.al/