Viti i ri akademik nis larg auditoreve, rektori i UT: Gati platforma me të cilën do të zhvillohet mësimi

schedule09:53 - 1 Nëntor, 2020

schedule 09:53 - 1 Nëntor, 2020

Këtë vit akademik, studentët nuk do t’i drejtohen auditoreve por mësimi do të zhvillohet “online” për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi në vend.

Në një video-mesazh në publikuar në mediat sociale, Rektori i Universitetit të Tiranës Prof. Dr. Artan Hoxha duke folur për fillimin e vitit të ri akademik 2020-2021, dha detaje rreth mënyrës sesi do të procedohet në vijim.

Hoxha deklaroi se Universiteti i Tiranës i ka marrë të gjitha masat e nevojshme që të garantohet siguria e studentëve dhe stafit pedagogjik.

Po ashtu, ai u shpreh se UT ka hartuar rregulloren institucionale për mbrojtjen nga përhapja e virusit dhe se secila njësi ka marrë masat në varësi të udhëzimeve të ministrisë së Shëndetësisë dhe asaj të Arsimit.

Sa i përket mësimit online, Hoxha sqaroi se UT e ka përcaktuar platformën me të cilën do të zhvillohet mësimi ndërsa ftoi gjithë studentët që të regjistrohen duke ndjekur udhëzimet përkatëse. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!